Industria Nxjerrëse në Shqipëri, jo në linjë me zhvillimet botërore për mbrojtjen e mjedisit
Për të lexuar artikullin origjinal, klikoni këtu. Znj. Hajnaj, cili është roli i EITI-t në Shqipëri? E thënë thjeshtë Nisma për Transparencën në Industrinë Nxjerrëse është instrumenti më i rëndësishëm për të kontrolluar menaxhimin dhe shfrytëzimin e burimeve natyrore. Është instrumenti për të kuptuar nëse burimet natyrore, kjo pasuri kombëtare është mallkim apo bekim për popullsinë që jeton në ato rajone por edhe vendin në tërësi. Instrumenti që mbështet fuqimisht dhe i jep forcë shoqërisë civile të kontrollojë dhe detyrojë qeverinë apo biznesin aktiv në industrisë nxjerrësë, të jenë të hapur dhe të përgjegjshëm për të siguruar që të ardhurat nga nafta, mineralet apo burimet ujore të përdoren për zhvillim sa më të qëndrueshëm të vendit. Celësi për të kuptuar se çfarë është ofruar në marrëveshjet kontraktore nga qeveri të…