“Rrjeti Shqiptar – Iniciativa për Transparencën në Industrinë Nxjerrëse”, në anglisht “Albanian Network – Extractive Industry Transparency Initiative”, AlbNet-EITI,
AlbNet-EITI është themeluar në 25 janaj 2016, është një Koalicion i organizatave të shoqërisë civile të perfshira në procesin e EITI-t
Anëtarë të këtij Koalicioni janë gjithashtu anëtarë të Grupit Ndërinstitucional – MSG të EITI-t
Qëllimi kryesor i AlbNet-EITI është:
– Mbrojtja dhe forcimi i rolit të shoqërisë civile në procesin e transparencës në industrinë nxjerrëse në Shqipëri.
dhe ka si objektiva:
– Mbështetës i plotë i procesit të EITI-t në Shqipëri.
– Ndërgjegjësimi i strukturave vendimmarrëse lidhur me nevojën e transparencës së vazhdueshme dhe hapjen e informacionit për të ardhurat vjetore dhe kontratat në industrine nxjerrese.
– Ndërgjegjësimi i kompanive operuese lidhur me nevojën e transparencës së vazhdueshme dhe hapjen e informacionit për të ardhurat vjetore dhe kontratat në industrine nxjerrese.
– Rritja e ndërgjegjësimit të publikut për përfitimet që i përkasin nga shfrytëzimi i të gjitha burimeve natyrore.
– Influenca mbi pushtetin vendor për të ndihmuar në zhvillimin e komuniteteve, edukimin qytetar dhe në kulturën dhe vlerat e të drejtat njerëzore, për popullsinë që jeton në vendet ku shfrytëzohen burimet natyrore te vendit.
– Rritja e rrjetit si një koalicion me anëtarë nga organizata të tjera te interesuara ne procesin e EITI-t.