Trajnim në Pogradec: EITI, instrument i qytetarëve për të përfituar nga burimet nxjerrëse

Koalicioni i shoqërise civile Albnet-EITI mbajti një trajnim në qytetin e Pogradecit më 25 shkurt 2020 ku morën pjesë përfaqësues të shoqërisë civile, përfaqësues të pushtetit lokal dhe të industrisë nxjerrëse në këtë zonë.

Drejtoresha e koalicionit, Anila Hajnaj tha se industrisa nxjerrëse në këto zona duhet të jetë efektive dhe të ardhurat e siguruara prej saj të ndjehen në jetën e komunitetit në zonat ku industria funksionon. Përmes shembujve konkretë ajo kërkoi nga pushtetit lokal që të mbledhë rentën ndërsa theksoi faktin se shoqëria civile anëtare e rrjetit të EITI-t po bën presion mbi qeverinë për rritjen e rentës që përfitohet nga pushteti lokal.

Eksperti i projektit, Sami Neza tha se inisiativa EITI-t është më së shumti një instrument i qytetarëve për të siguruar transparencën e burimeve natyrore e përmes saj përfitimin e komuniteteve lokale. Pjesëmarrësit e vlerësuan inisitiavën si shumë të rëndësishme dhe kërkuan që industria nxjerrëse të jetë më pranë komunitetit.

Përfaqësues të shoqërisë civile shprehën gadishmërinë të përfshihen në rrjetin EITI, ndërkohë që Hajnaj shpjegoi edhe aktet rregullatore të koalicionit sic janë zgjedhjet e lira dhe të fshehta për anëtarët e MSG nga shoqëria civile.