AlbNet-EITI, trajnim në Fier: Transparencë nga pushteti lokal për përdorimin e të ardhurave nga renta

Rrjeti i shoqërisë civile AlbNet-EITI zhvilloi nje trajnim më 18 shkurt në qytetin e Fierit në lidhje me rritjen e kapaciteteve të shoqërisë civile dhe administratës për realizmin e standarteve të EITI-t. Në trajnim morën pjesë përfaqësues të shoqërisë civile në bashkinë e Fierit por edhe nga bashkia e Roskovecit dhe Patosit, nxënës të shkollave të mesme, pjesë të Parlamentit rinor, mësues, përfaqësues të pushtetit lokal etj.
Drejtoresha e rrjetit Anila Hajnaj, theksoi rëndësinë e njohjes me iniciativën EITI dhe zbatimin e saj në zonat e industrisë nxjerrëse. Ne prezantimin e saj ajo tha se kjo iniciative siguron transaprencën në burimet natyrore dhe shfrytëzimin me përgjegjësi të tyre.
Eksperti i EITI-t, Sami Neza tha se shoqëria civile ka një rol të rëndësishëm në zbatimin e EITI-t ndërsa prezantoi edhe çështje nga projektligji i ri për Transaprencën në Industrinë Nxjerrëse.
Pjesëmarrësit kërkuan transaprencë nga pushteti lokal në lidhje me përdorimin e të ardhuarve nga renta minerare si dhe uljen e pragut të rapotimit të përfituesve realë në nenet e draftligjit që lidhen me këtë cështje. Folësit e vunë theksin po ashtu edhe te transparenca e kontrave të kompanive më qeverinë duke kërkuar diskutimin e tyre edhe me banorët e zonave ku do zbatohen këto kontrata.