ALBNET-EITI organizoi më 10 shkurt 2020 një trajnim me zyrtarë të bashkisë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe specialistë të mjedisit, pyjeve dhe minierave në Bulqizë, në lidhje me zbatimin e standarteve të EITI-t nga industria nxjerrëse që zhvillohet në këtë bashki si dhe rritjen e kapaciteteve dhe zgjerimin e koalicionit të shoqërisë civile.
Drejtuesja e rrjetit shqiptar të shoqërisë civile për transparencën e industrisë nxjerrëse AlbNet-EITI, Anila Hajnaj shpjegoi që duhet nje menaxhim me i kujdesshëm i burimeve natyrore pasi ato janë të shterrueshme, prandaj përfitimet nga industria nxjerrëse duhet të shërbejnë për zhvillimin e një ekonomie të qëndrueshme.
Diskutantët që morrën fjalën kërkuan që të ketë më tepër autonomi fiskale. Gjithashtu shteti në kriteret për marrjen e licencave duhet të vendosin kushte për kompanitë për të investuar në projekte komunitare. Institucionet qendrore të konsultohen me pushtetin lokal për termat e kontratave që kanë të bëjnë me impaktin social të industrisë gjithashtu edhe ne mjedis.
Një nga kërkesat me të rendësishe ishte rakordimi i duhur i rentës minerare vecanërisht kur behet fjalë për mineralin e nxjerrë nga minierat e Bulqizës dhe shkon për përpunim në qytete të tjera. Renta, si për shitjet e brendëshme , ashtu dhe për eksportet pas përpunimit duhet të shkojë vetëm në bashkitë minierat e të cilave janë shfrytëzuar dhe popullsia mban pasojat e saj dhe jo në cfarëdo qyteti ku përpunohet.
Gjithashtu u diskutua edhe nevoja për të marrë përfitime nga shfrytëzimi i energjisë ujore dhe të aplikohet për fee koncesionare e njëjta skeme si për renten minerare.
Në fund të takimit përfaqësues të komunitetit dhe të shoqërisë civile u ftuan ti bashkangjiten rrjetit të EITI-t në mënyrë që komuniteti sëbashku me shoqërinë civile të ndihmojë në menaxhimin e pasurive natyrore sa më mirë e në interes të qytetarëve.