Trajnimi në Kucovë: Kontratat e reja të konsultohen me komunitetin

AlbNet-EITI organizoi më 6 shkurt 2020 një trajnim me përfaqësues të pushtetit vendor, anëtarë të komunitetit dhe përfaqësues të shoqërisë civile në Kucovë në lidhje me zbatimin e standarteve të EITI-t nga industria nxjerrëse që zhvillohet në këtë bashki si dhe rritjen e kapaciteteve dhe zgjerimin e koalicionit të shoqërisë civile që trajton cështje të industrisë nxjerrëse në vend.
Drejtuesja e rrjetit shqiptar të shoqërisë civile për transparencën e industrisë nxjerrëse AlbNet-EITI, Anila Hajnaj kërkoi nga përfaqësuesit e bashkisë të pranishëm në këtë takim që të jenë më këmbëngulës në thithjen e rentës minerare pasi shuma që ata kanë tërhequr është më e vogël se sa raportimet e industrisë nxjerrëse në bashki. Hajnaj theksoi se industria nxjerrëse është e shterrueshme prandaj përfitimet prej saj duhet të jenë të qëndrueshme.
Sami Neza, drejtor i qendrës për Transparencë dhe Informim të Lirë, tha se inisiativa EITI-t ku Shqipëria është anëtare kërkon standarte të rrepta të menaxhimit të burimeve natyrore.
Ndërkaq drejtuesja e kolaicionit Hajnaj, ftoi përfaqësues të komunitetit dhe të shoqërisë civile ti bashkangjiten rrjetit të EITI për të bërë që zëri i komunitetit të ndihmojë në menaxhinmin e pasurive natyrore sa më mirë e në interes të qytetarëve.
Diskutantët që morën fjalën kërkuan që ndërmarrjet e naftës e vecanërisht Albpetrol të rrisë transparencën në lidhje me kapacitetet nxjerëse në Kucovë ndërkohë që institucionet qendrore të konsultohen me pushtetin lokal për termat e kontratave që kanë të bëjnë me impaktin social të industrisë.