Trajnim në Kukës: Të përfitojë komuniteti nga të ardhurat që nxirren nga hidrocentrali i Fierzës

Ne kuader te projektit mbështetur nga SECO, AlbNet-EITI organizoi më 1 shkurt 2020 një trajnim me përfaqësues të pushtetit vendor, anëtarë të komunitetit dhe përfaqësues të shoqërisë civile në Kukës në lidhje me zbatimin e standarteve të EITI-t nga industria nxjerrëse që zhvillohet në këtë bashki si dhe rritjen e kapaciteteve dhe zgjerimin e koalicionit të shoqërisë civile.
Gjatë takimit, drejtuesja e rrjetit shqiptar të shoqërisë civile për transparencën e industrisë nxjerrëse AlbNet-EITI , Anila Hajnaj shpjegoi nevojën që komuniteti i qytetit të Kukësit dhe bashkisë në përgjithësi të jetë i njohur me EITI-n dhe se si kjo iniciativë përmes standarteve të saj ndikon në jetën e qytetarëve. Ajo ftoi përfaqësues të komunitetit dhe të shoqërisë civile ti bashkangjiten rrjetit të EITI-t për të bërë që zëri i komunitetit të ndihmojë në menaxhimin e pasurive natyrore sa më mirë e në interes të qytetarëve. Ajo njoftoi banorët e Kukësit që jetojnë në ujdhesën e hidrocentralit më të madh në vend se edhe industria energjitike është përfshirë në raportimet e EITI për Shqipërinë.
Diskutantët që morën fjalën kërkuan që zona të përfitojë nga të ardhurat që sigurohen nga minierat dhe hidrocentrali i Fierzës. Ata e mirëpriten zgjerimin e EITI edhe në qytetin e tyre. Të paktën dhjetë anëtarë të komunitetit dhe shoqërisë civile në këtë qytet u regjistruan në rrjet.