Koalicioni AlbNetEITI

 

 

Fuqizimi i pjesmarrjes së shoqërisë civile në procesin e EITI-t, është një projekt i mbështetur nga Sekretariati i Shtetit për çështjet Ekonomike (SECO) pranë Ambasadës Zvicerane dhe zbatuar nga Qendra Shqiptare për Zhvillim dhe Integrim (ACDI) dhe anëtarë të tjerë të Koalicionit AlbNetEITI. Projekti fokusohet në dy drejtime: 1) zgjerimi i organizatave të shoqërisë civile (OJF) në Koalicionin për EITI-n, (AlbNetEITI), me anëtarë të rinj dhe 2) rritje kapacitetesh të anëtarëve të Koalicionit për tu angazhuar me efektivitet të plotë ne Grupin Nderinstitucional (MSG).

Një nga komponentët e projektit është Sondazhi:“Hulumtim mbi njohuritë dhe kuptimin e EITI-t dhe përfitimet e detyrimet e ndërlidhura“, nëpërmjet të cilit, janë identifikuar problemet që hasin shoqëria civile dhe anëtarët e komunitetit në lidhje me njohuritë dhe transparencën e sektorit të industries nxjerrëse,

Sondazhi ka ofruar edhe rekomandime (në vazhdim) për të gjithë aktorët që përfshihen në çështjet e industrisë nxjerrëse.

 

 

Koalicioni AlbNetEITI

Informacioni i mbledhur përmes sondazhit, duhet të përdoret për të hartuar strategjinë e ardhshme të OJF-ve, për zgjerimin e Koalicionit AlbNet-EITI, në të gjitha zonat ku shfrytëzohen burimet natyrore, me anëtarë që janë të angazhuar të punojnë në fushën e transparencës së industrisë nxjerrëse. Anëtarët e koalicionit duhet të promovojnë EITI-n në të gjitha nivelet e institucioneve qendrore dhe lokale. Ata duhet të jenë aktivë për të siguruar informacione përkatëse për anëtarët e shoqërisë civile në MSG. Ata duhet të jenë lidhja midis komunitetit, autoriteteve vendore dhe kompanive nxjerrëse në mënyrë që të adresojnë shqetësimet dhe të bashkëpunojnë në hartimin e projekteve të ardhshme ku përfshihen përparësitë e komunitetit.

 

AlbEITI – MSG – Sekretariati

Një strategji kombëtare e komunikimit duhet të hartohet në bashkëpunim me tre aktorët kryesorë që marrin pjesë në MSG. Për të zgjeruar njohuritë për EITI në të gjithë vendin, duhet të përdoren të gjitha burimet e mundshme, të tilla si media elektronike, gazetat, botimet, takimet me komunitetet, autoritetet lokale, sektorin e biznesit dhe shoqërinë civile.

 

Pushteti vendor

Cdo komunë duhet të publikojë në faqet e saj të internetit një seksion me informacione të hollësishme në lidhje me: listën e kompanive aktive që punojnë në rajonin e tyre, çfarë projekti të komunitetit ata investojnë, alokimin e rentes minerare dhe projektet ku investohen të ardhurat prej saj. Informacioni në lidhje me transparencën e veprimtarive nxjerrëse duhet të paraqitet gjithashtu në dëgjesat publike. Ata duhet të bashkëpunojnë me shoqërinë civile dhe të komunikojnë gjatë hartimit të projekteve të ardhshme duke marrë parasysh nevojat prioritare komunitare.

 

Institucionet qendrore duhet të publikojnë në detaje informacionet sipas kritereve të EITI-t.

 

Biznesi

Cështjet e ndjeshme që i pëkasin dëmeve nga aktivitetet e industries nxjerrëse duhet të diskutohen me komunitetet dhe duhet të ndërmerren veprime sa me të shpejta. Projektet e reja për komunitetin, nëse ka, duhet të hartohen bazuar në nevojat prioritare komunitare.