Workshop mbi bashkëpunimin ndërmjet Sekretariatit Kombëtar dhe Sekretariatit EITI Ukrainë në zbulimin e Pronarëve Realë

Në datat 16-18 dhjetor 2019, Anila Hajnaj dhe  Ola Mitre, përfaqësues të Shoqërisë Civile, antarë të Grupit Ndërinstitucional të Punës (MSG), Genci Tërpo, Drejtues i Sekretariatit Kombëtar EITI-t si dhe anëtarë të tjerë u ftuan nga përfaqësues të Shoqërisë Civile dhe antare të Grupit Ndërinstitucional të Punës (MSG) në Kiev- Ukrainë, për një vizitë tre ditore pune.

Qëllimi i vizitës ishte njohja me hapat e ndërmarra si një nga vendet që krijoi regjistrin e parë në botë të Pronarëve Realë (Beneficial Ownership), për personat juridikë dhe regjistrin e pasurive për zyrtarët qeveritarë.

Në kuadër të kësaj vizite u realizuan takime me Drejtues dhe përfaqësues të Sekretariatit EITI Ukrainë, Specialistë të Bankës Kombëtare të Ukrainës, Qëndrës së Veprimit Kundër Korrupsionit, Antarë të Shoqërisë Civile, përfaqësues të Shërbimit Shtetëror të Hetimit Financiar, Youcontrol, si dhe me kryetaren e Këshillit të Koordinimit të Partneritetit të Qeverisë së Hapur.

Me anëtarë të shoqërisë civile si Oleksiy Orlovsky, anëtar i Bordit Ndërkombëtar EITI dhe znj. Dina Narezhneva, Manaxhere në International Renaissance Foundation, Olena Pavlenko nga DIXI Group etj., u ndane eksperienca të përbashketa ku  përfaqësuesit e AlbNet-EITI-t prezantuan projeket mbi ndertimin e kapaciteteve të shoqërisë civile, promovimin e EITI-t dhe transparencen e rentes minerare ku shoqëria civile ka qenë shumë e aktivizuar. U premtua për bashkëpunim të mëtejshëm dhe ekipi nga ukraina kerkoi te ndaheshin me ta disa materialet e punës dhe sondazhet apo monitorimet tashmë të kryera për tu implementuar atje.

Në takimet e tjera mbi implementimin e sistemit për Identifikimi e Pronarëve Realë (Beneficial Ownership) në Ukrainë  prezantuan hapat e ndërmarra duke filluar nga dryshimi i ligjit, vendosja e klauzolave ndëshkuese për bizneset që nuk raportojnë, thjeshtëzimi i procedurave të raportimit për bizneset, si dhe rritja e kapaciteteve për organizatat lokale.

Gjithashtu u prezantuan  rastet e investiguara dhe se si figura të njohura politike dhe biznesit në vend përdorin skema manipuluese të fshehjes të Pronarëve Realë (Beneficial Ownership) nga përfaqësuesja e Qëndrës së Veprimit Kundër Korrupsionit.

Gjithashtu u prezantua nga ana e përfaqësuesve të qëndrës Youcontrol i gjithë sistemi analitik i përputhshmërisë, i cili gjeneron një profil të plotë për çdo kompani në Ukrainë bazuar në open data.

Përfaqësues të Shërbimit Shtetëror të Hetimit Financiar prezantuan rolin kyç që luan ky institucion mbi analizën dhe përgjithësimin e rrezikut, zbulimin e mekanizmave të pastrimit të të ardhurave nga krimi përmes përdorimit të subjekteve me struktura të errëta të pronësisë.