Misioni i Vleresimit te EITI

Proçesi i Vlerësimit të dytë Ndërkombëtar të aktivitetit të EITI-t në Shqipëri

Në daten 18 Mars 2019 u organizua një takim me përfaqësuesit e misionit të validimit z. Alex Gordy, Drejtor i Validimit  dhe z. Hugo Paret, Ekspert Teknik në Sekretariatin Ndërkombëtar EITI në Oslo,  anëtarët e Grupit Ndërinstitucional – MSG, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile nga rrethët e Bulqizës dhe Urës Vajgurore. Takimi u krye në kuadër të Procesit të Validimit të dytë Ndërkombëtar të aktivitetit të EITI-t në Shqipëri.

Cështja kryesore që u diskutua ishte përfshirja  aktive, angazhimi konkret dhe progresi i shoqërisë civile në  përgjigje të Veprimeve Korrigjuese që duhet të bëjë Shqipëria, në përputhje me rekomandimet e Bordit Ndërkombëtar të EITI-t.

Gjithashtu në ambjentet e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë  u mbajt një takim i përbashkët midis anëtarëve të MSG-së dhe Misionit të Vlerësimit.

6,747 thoughts on “Misioni i Vleresimit te EITI